Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Prixit të Austrisë, por do ta kërkoj medaljen me anë të repesazhit, ashtu sikurse Loriana Kuka, e cila është mposhtur në raundin e tretë.
Xhudisti pejan ka qenë i pafat në përballjen çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë.
Gjakova është mposhtur në këtë fazë nga Adil Osmanova i Moldavisë, por ka mbetur në garë për medalje.
Medaljen e bronztë, xhudisti jonë do ta kërkoj me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me moldavin, Petru Pelivan.
Fatin e njëjtë e pati edhe Loriana Kuka, e cila u mposht në raundin e tretë të kategorisë deri në 70 kilogramë.
Në këtë fazë, xhudistja jonë u mposht nga hungarezja Szabina Gercsak.
Megjithatë, edhe Loriana do të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me suedezen Anna Bernholm. /Telegrafi/