Deri në fund të qershorit në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit do të themelohet Zyra Ndërlidhëse për Përgjimet. Hapja e kësaj zyre është vënë edhe si kriter për liberalizimin e vizave.
Në këtë zyrë parashihet të aplikohen masat e fshehta të hetimit për personat që dyshohen të kenë kryer vepra penale.
Për këtë çështje, Këshilli Prokurorial ka miratuar edhe rregulloren që mundëson funksionimin e zyrës, më 27 maj.
Njësia Ndërlidhëse do të jetë në shërbim sipas nevojës 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, thuhet në nenin e 17 pika 1 të rregullores.
Edhe pse një numër të madh të rregulloreve nuk i kanë publikuar në ueb faqe, kjo rregullore është bërë publike më 31 maj, pas interesimit të televizionit.
Në këtë zyre do të jetë përgjegjësi i caktuar për mbikëqyrje, i cili caktohet me vendim nga ana e kryeprokurorit të Shtetit, një zyrtar ligjor dhe tre zyrtarë të teknologjisë informative.
Po sipas rregullores, neni 15, zyrtarët administrativë të punësuare duhet të kenë verifikim sigurie nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë./Tribuna/