Telegrafi

AKI dhe ARBK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Në Objektin Qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti dhe Zv. Drejtorit të përgjithshëm, të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Lebibe Haliti.

Ky Memorandum do të ndihmojë ARBK-së dhe AKI-së në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive Kushtetuese dhe Ligjore.

Informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit te organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale.

Po ashtu, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vendet dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë.