Site icon Telegrafi

Akademia “Faleminderit Shqipëri” i bën bashkë Thaçin, Haradinajn e Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë bërë bashkë në një akademi solemte për të përkujtuar 21-vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

Akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”, po mbahet për të përkujtuar këtë mikpritje të vlefshme që bëri Shqipëria gjatë vitit 1999, një vit i tmerrshëm për shqiptarët e Kosovës, të cilët u nxorën dhunshëm nga shtëpitë e tyre, nga forcat serbe.

Ishte momenti kur Shqipëria hapi kufijtë, angazhoi institucionet dhe vuri tërë kapacitetin shtetëror, por edhe shqiptarët në tërësi hapen zemrat, shtëpitë e tyre dhe ndihmuan në shumë forma tjera, me të cilat e shprehën dashurinë, bujarinë dhe mikpritjen për bashkëkombësit e tyre nga Kosova, të cilët dëboheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version