Telegrafi

Akademia e Filmit merr vendim: Will Smith përjashtohet për 10 vjet nga “Oscars”

Will Smith është përjashtuar nga Akademia “Oscars” dhe çdo ngjarje tjetër e Akademisë për 10 vitet e ardhshme.

Lajmi vjen pasi Akademia gjurmoi shpejt një takim me bordin e guvernatorëve për të vendosur fatin e aktorit, pas skandalit famëkeq që shkaktoi në mbrëmjen e sivjetme “Osars” të 27 marsit, shkruan The Independent.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi në fillim të kësaj jave se do të avanconte takimin e saj vjetor me 10 ditë në mënyrë që të diskutonte sanksionet për aktorin Smith.

Takimi fillestar, i cili ishte planifikuar për 18 prill, u zhvillua sot (8 prill) në orën 9 të mëngjesit (PT). Tre orë më vonë u zbulua një vendim, duke shpjeguar se Smith do të merrte një ndalim prej një dekade nga çdo ngjarje të Akademisë, personalisht dhe virtualisht.

Lexo po ashtu Sony dhe Netflix ndalojnë prodhimin e dy filmave të rinj ku Will Smith ishte paraparë të luante

Ndalimi është “përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, sipas Jesse Rodriguez, Zëvendës President i editorialeve dhe kontaktit  për MSNBC.

Will Smtih me çmimin ‘Aktori më i mirë’ në “Oscars 2022” (Foto: Getty Images)

Pesë ditë pas shuplakës që ia dha aktorit të komdeisë Chris Rock në skenën e madhe të Teatrit “Dolby”, Smith dërgoi një dorëheqje zyrtare nga Akademia e Filmit, duke u larguar nga anëtarësimi në organin e çmimeve “Oscars”.

Dorëheqja e Smithit u pranua, por presidenti i AMPAS, David Rubin komentoi: “Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër zotit Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë”. /Telegrafi/