Will Smith është përjashtuar nga Akademia “Oscars” dhe çdo ngjarje tjetër e Akademisë për 10 vitet e ardhshme.
Lajmi vjen pasi Akademia gjurmoi shpejt një takim me bordin e guvernatorëve për të vendosur fatin e aktorit, pas skandalit famëkeq që shkaktoi në mbrëmjen e sivjetme “Osars” të 27 marsit, shkruan The Independent.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi në fillim të kësaj jave se do të avanconte takimin e saj vjetor me 10 ditë në mënyrë që të diskutonte sanksionet për aktorin Smith.
Takimi fillestar, i cili ishte planifikuar për 18 prill, u zhvillua sot (8 prill) në orën 9 të mëngjesit (PT). Tre orë më vonë u zbulua një vendim, duke shpjeguar se Smith do të merrte një ndalim prej një dekade nga çdo ngjarje të Akademisë, personalisht dhe virtualisht.
Ndalimi është “përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, sipas Jesse Rodriguez, Zëvendës President i editorialeve dhe kontaktit për MSNBC.
Pesë ditë pas shuplakës që ia dha aktorit të komdeisë Chris Rock në skenën e madhe të Teatrit “Dolby”, Smith dërgoi një dorëheqje zyrtare nga Akademia e Filmit, duke u larguar nga anëtarësimi në organin e çmimeve “Oscars”.
Dorëheqja e Smithit u pranua, por presidenti i AMPAS, David Rubin komentoi: “Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër zotit Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë”. /Telegrafi/