Site icon Telegrafi

Ajvaz Berisha jep dorëheqje nga Vetëvendosje, tregon arsyet

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ajvaz Berisha, njofton se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar arsyet se pse e ka marr këtë vendim. Berisha ka shkruar se në lëtë parti kishte shtyrje bërrylash, shpifje, thashetheme.

Sipas tij në LVV më së paku mund të flitet për demokraci, pasi që siç tha ai aty demokracia është farsë.

Postimi i tij i plotë:

Te nderuar miq , shokë , bashkëluftëtarë , studentë, familjarë,

Dëshiroj t‘ ju informoj se nga sot jap dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, pas një viti pune dhe angazhimi. Të gabosh është njerëzore , por nga çdo gabim unë nxjerr mësim. Shkova me qëllimin më të mirë duke menduar se aty punohet vërtetë drejt dhe pastër, por më doli e kundërta . Kishte shtyrje bërrylash , shpifje , thash e theme e çka jo tjetër .

Ne çdo proces të angazhimit tim, pata përkrahjen e bazës dhe në mënyrë demokratike, me vota të fshehta, fitova bindshëm edhe në garën për kandidim per deputet. Por, për nga natyra jam njeri që asnjëherë nuk i nënshtrohem askujt, qoftë ai lider apo parti. Në pamundësi që t’i duroj shpifjet e orkestruara dhe gënjeshtrat të cilat janë të pa pranueshme për çdo njeri që ecën vertikalisht ,ashtu edhe për mua, mora këtë hap përkundër vullnetit tim.

Nuk jam njeri që e lidhi kalin ku thotë zotnia. Kështu kam qenë dhe do jem gjithë jetën. Në LV, më së paku mund të flitet për demokraci, aty demokracia është farsë. Kam vënë re që një “sekt” i caktuar mundohet t’i nënshtrojë të gjithë ata që aderojnë aty, për faktin se demokracia është e ngulfatur.

Jam sulmuar pa të drejtë që një vit me shpifje e gënjeshtra nga të ashtuquajtur “analistë”( banalistë), mercenarë të paguar, pa asnjë argument. Jam sulmuar nga disa pari politike pa fakte, por edhe nga LV në mënyrë tinzare dhe indirekte.

Kur atdheu digjej, dhe qenia jonë ishte në rrezik, unë lash luksin në Gjermani dhe vesha uniformen ushtarake, në shërbim të vendit. U anagzhova në çlirimin e vendit me tërë qenien time dhe kur e kujtoj atë periudhë, sot, them me vete se rastësisht jam gjallë. Unë e bëra këtë, kur shumëkushi, që sot çirret në LV, ka ikur tej kufirit ose ka qenë në pozicione kundër rezistenës, ndoshta edhe më keq. Prandaj, nuk lejoj që askushët ta përdhosin dinjitetin tim. Për të kaluarën time jam krenar dhe sikur edhe njëherë të përseritet unë do të veproj njësoj siç kam vepruar. Për mua Atdheu është mbi të gjitha. Për veprimtarinë time jam në gjendje ta shikoj në sy secilin, sepse unë në jetën time nuk kam tradhëtuar askend, as Atdheun për të cilin jam i gatshëm të sakrifikohem në çdo kohë.

Me këtë rast, ju shprehu falenderimet e mia të sinqerta të gjithë familjarve të mi, shokëve e miqve, që nuk hezituan të më bashkangjiten, kur hyra në LV , por edhe kur mora vendimin të dal prej aty. Unë, tash e tutje do të vazhdojë të jem i pavarur politikisht.

I juaji Ajvaz Berisha

Exit mobile version