Bazuar në matjet e cilësisë së ajrit në Prishtinë gjatë ditëve 24 e 25 janar, të realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 24.01.2017, e cila ka arritur në vlerën 60.8µg/m3, për më shumë shih grafikonin në vazhdim.
Ndërsa përqëndrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 59.3µg/m3.
Ky përkeqësim i gjendjes është pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pafavorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, siç janë dukshmëria e dobët (mjegulla), shpejtësia e erës 2.0m/s, lagështia e lartë e ajrit 91%, shtypja atmosferike 954 mb, temperatura e ulët -6.5 oC.
Kjo gjendje ka ndikuar që të mos ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përkeqësuar gjendjen e cilësisë së ajrit./Telegrafi/