Dendësia e popullsisë, infrastruktura e pazhvilluar, mungesa e ujësjellësit dhe gazifikimit, mekanizma joadekuat kontrollues, janë vetëm një pjesë e arsyeve për ndotjen e ajrit, thotë profesori Dejan Mirakovski.
“Qytetet i shndërruam në përbërje homogjene nga shumë ndotës kompleks. I prishëm rregullat deri në atë masë sa që nuk ekzistojnë zona të pastra dhe të sigurta, andaj koncentrimi i ndotjes në udhëkryqet më frekuente është i njëjtë me rrugicat më të qeta”, tha profesori Dejan Mirakovski.
Planifikimi urbanistik në Maqedoni është problematik, ndërsa gjendja nëpër qytete është kaotike, thotë profesoresha për urbanizëm, Divna Peniq. Ajo shton se qytetarët sipas nevojave të tyre vetë duhet të vendosin për ndërtimin e objekteve.
“Qytetarët duhet të marrin vendin e tyre në planifikim. Nuk është koha që dikush tjetër prej lart të na i planifikojë qytetet, pikërisht qytetarët janë ata që duhet t’i tregojnë nevojat e tyre, tha Divna Pençiq profesoreshë e urbanizmit”.
Profesoresha, Ana Llazarevska, e cila është eksperte për Menaxhment energjetik, thotë se duhet të kombinohen burimet e ndryshme të energjisë por edhe të shfrytëzohet energjia nga mbeturinat.
“Është turp në Maqedoni, ku ka aq shumë ditë me diell gjatë vitit, shumë pak të përdoret energjia solare për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohëse”, tha Ana M. Llazarevska eksperte për Menaxhment energjetik
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Evropiane për Mjedis Jetësor, në Maqedoni ka mbi 3.000 raste të vdekjeve në nivel vjetor si pasojë e ndotjes së ajrit./tv21/