Pas informacioneve të marra se ajri në Shkup dy ditë me radhë është tejkaluar mbi të lejuarën, gjegjësisht mbi 200 pm/m2, dje sërish u aktivizuan masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit në qytet.
Nga qeveri informojnë se Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë janë të obliguara t’i lirojnë prej punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose tronditje në tru, pa dallim moshës, riorganizim të orarit të punës dhe persona të cilët punojnë në hapësira të hapura të punojnë prej orës 11:00 deri në orën 17:00, ta zbatojnë ndalesën për mbajtjen e ndeshjeve sportive dhe manifestimeve të tjera në sipërfaqe të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë i urdhëron të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe SHA në pronë shtetërore, si dhe Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale që ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në konferencë për media dje njoftoi se ka vendosur transport publik falas për shkupjanët për shkak të ajrit të ndotur. Masa hyn në fuqi menjëherë dhe se vlen njëlloj për autobusët e NTP dhe për transportuesit privat./Telegrafi/