Telegrafi

Ajri i ndotur rrit numrin e pacientëve në Maqedoni, grimcat e dëmshme shkaktojnë kancerin në mushkëri

Fëmijët, të moshuarit dhe personat me diagnozë kronike konsiderohen si grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit, pasi gjendja e tyre mund të përkqësohet edhe më shumë, por nuk përjashtohen as personat e shëndoshë të marrin infeksione nga ajri i ndotur. Kështu tha në intervistën për AIM, drejtori i Klinikës Universitare për Pulmologji dhe Alergologji, Dejan Dokiq.

“Më të prekshëm janë fëmijët, më të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike. Ndotja e ajrit është shkak, sidomos PM grimcat për përkeqësim të gjendjes tek pacientët me sëmundje kronike respiratorë, siç janë astma, pneumonia, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, infeksioni i sipërm respirator, ftohjet, sëmundjet kardiologjike, problemet kardio -pulmonale, infarkti, kardiopimopatitë. Do të thotë ndotja e ajrit përveç që tek njerëzit e shëndetshëm shkakton ndonjë infektim të lehtë dhe ndoshta do të kenë ndonjë simptomë, definitivisht e përkeqëson gjendjen tek pacientët me sëmundje kronike, ndërsa përkeqësohen edhe alergjitë”, u shpreh Dokiq.

Si pasojë e ndrojtjes së ajrit, Dokiq thotë se ka shënuar rritje numri i pacientëve të cilët janë shtrirë nëpër spitale.

Ajri i ndotur përbëhet nga disa grimca të ndryshme organike dhe joorganike. Një pjesë e tyre janë PM grimca, i quajmë PM 10, sepse janë dhjetë mirkometra në diametër dhe janë në numër më të madh.

Ka grimca, që janë nga dy e gjysmë deri në pesë mikrometra me madhësi të mesme dhe ka nën një mikrometër, të cilat vijnë deri te organet më të vogla të frymëmarrjes të ashtuquajtura alveola.