As në orët e vona të natës, kur ka rënë qarkullimi i automjeteve, Prishtina nuk ka ajër të pastër.
Të dhënat nga matësi i ndotjes së ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, tregojnë shkallën e ndotjes në 178, që cilësohet ajër i pashëndetshëm (unhealthy).
Krahasuar me statistikat e një nate më parë, Prishtina sonte ka rënie të ndotjes së ajrit, por sërish është në zonën e rrezikut, duke qenë njëri nga dy qytetet më të ndotura në Evropë, pasi ajër të ndotur ka edhe Beogradi në vlerën 179.
Ndërsa nga qytetet e tjera ku banojnë shqiptarët, më e ndotura është Tetova, që tani ka shkallën e vlerës 162./Telegrafi/