Këngëtari Eugent Bushpepa së shpejti do të realizojë klipin e këngës “Mall”, me të cilën do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”.
Ideatore e këtij klipi do të jetë Ajola Xoxa, e cila njëherësh është edhe bashkëshortja e kryebashkiakut aktual të Tiranës, Erion Veliaj.
https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU
Lajmin për këtë gjë, e ka bërë të ditur modelja e njohur Dania Bazaiti, e cila do të jetë pjesë e klipit.
Ajo në një bisedë për Chaud Patate, ka treguar edhe si ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e një projekti të tillë.
“Ftesa më erdhi shumë rastësisht të them të drejtën. Ideatorja e klipit ishte Ajola Xoxa dhe ajo më kishte pasur ndërmend, regjisori gjithashtu është një shoku im, kështuqë më shkruajtën, shkova, i takova dhe kaq…”, ka thënë Bazaiti.
Arjola Xoxa edhe më parë është marrë me klipe muzikore. Ajo ka qenë regjisore e klipit “Meteor” të këngëtares Miriam cani, klip të cilin e publikoi në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/