Site icon Telegrafi

Ajola Xoxa shkon në SPAK për masën e “detyrimit të paraqitjes”

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është paraqitur të premten për masën e “detyrimit të paraqitjes” të caktuar për të nga Gjykata e Posaçme GJKKO në seancën e një jave më parë.

Fillimisht ndaj Xoxës gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për akuzat korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie.

Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit.

“Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:00.

Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa”, bëhej me dije në vendimin e GJKKO.

Exit mobile version