Telegrafi

“Ajo tha Po”, Granit Xhaka ulet në gjunjë dhe i propozon martesë të fejuarës së tij, Leonitës (Foto)

Mesfushori kosovar Granit Xhaka ka përmbyllur suksesshëm sezonin e tij të parë në Ligën Premier

Duket se gjërat për futbollistin po ecin si mos më mirë edhe në jetën private.

Pas dy vitesh fejesë me të fejuarën e tij Leonita Lekajn, duket se Xhaka tashmë është gati drejt një hapi më të madh.

Lexo po ashtu Xhaka flet për të ardhmen e sulmuesit Alexis Sanchez

Së fundmi, ai ka treguar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, se në natën e mbrëmshme (e mërkurë) pas një darke romantike me të fejuarën, është ulur në gjunjë dhe i ka bërë asaj propozimin për martesë.

Në fotografinë e publikuar, Graniti shihet duke nxjerr unazën e propozimit, ndërsa Leonita e veshur bukur dhe elegante në të kuqe, nga emocionet me zor mbante lotët.

“Ajo tha PO. Një top i artë është një mrekulli, një grua e artë është parajsë” (sic.), shkruan Xhaka në gjuhën angleze përbri fotografisë.

Pas këtij propozimi, pritet që e afërt të jetë edhe dasma e çiftit. /Telegrafi/