Qyteti i Barcelonës ka qenë qendër e vëmendjes ditën e djeshme, kur u zhvilluar derbi Barcelona – Real Madrid.
Ndeshja u mbyll baras (0-0) dhe gjithçka dukej që shkoi mirë, përveç fillimit të ndeshjes kur u panë disa pankarta politike dhe në pjesën e dytë kur u ndërpre për disa qaste pas hedhjes së shumë topave në fushë nga tifozët vendas.
Katalonia tash e disa ditë është në protesta, të organizuara nga Cunami Demokratik.
Pas ndeshjes ka pasur edhe fërkime mes policisë dhe protestuesve.
Mësohet se 46 persona kanë kërkuar ndihmë në spital, ku shumë vetura u djegën.
Më poshtë i gjeni disa foto nga ana e errët e El Clasicos.
/Telegrafi/