Telegrafi

Ajo që Lukaku bëri ndaj Genoas për Espositon tregon se belgu nuk është vetëm lojtar i madh, por edhe bashkëlojtar shembullor

Interi po fiton 4-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Golat për Nerazzurët deri më tani i kanë shënuar Romelu Lukaku (31’/71’), Ricardo Gagliardini (33’) dhe Sebastian Esposito (64’).

Por, momenti më i veçantë i ndeshjes ishte te goli i talentit të Interit, Espositos dhe sulmuesit belg.

Lukaku vendosi të mos e gjuante penalltinë, duke i dhuruar topin italianit, për t’i shtuar më shumë vetëbesimin.

17-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë, e që më pas falënderoi Lukaku për atë mbështetje të dhënë.

Kështu italiani bëhet lojtari i dyte (17 vjeç e 172 dite) më i ri në histori të Interit që shënon gol në Serie A, i pari është Mario Corso (17 vjeç e 97 dite). /Telegrafi/