Takimi mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Spanjës ka përfunduar me rezultat 0-2 në të mirë të spanjollëve.
Por, ajo çka ka bërë Gerard Pique në takimin ndaj Shqipërisë po çmend të gjithë në Spanjë.
Ylli i Barcelonës, e cila është pjesë e Katalunisë, ka shqyer mëngët e fanellës, ky ishte flamuri i Spanjës.
E gjitha kjo për shkak të problemeve politike, pasi katalunasit kërkojnë pavarësinë nga Spanja.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve dhe tashmë kanë filluar komentet e mëdha në Spanjë. /Telegrafi/