Lionel Messi llogaritet nga shumë njohës së futbollit si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, ka fituar shumë trofe, por ajo që bije gjithmonë në sy është se dhuron spektakël në fushë.
Kundërshtarët e tij tmerrohen para ndeshjeve ndaj Barcelonës ose Argjentinës, por Messi ka dhuruar spektakël edhe në stërvitjet e klubit.
Ka qenë ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol që ka zbuluar se si njëherë Messi e kishte turpëruar në stërvitje.
“Në një përballje me Leon në stërvitje thash në vete nëse do të mund ta ndaloja. Ishte e kotë megjithatë, ajo që bënte Messi ishte e turpshme për mua dhe secilin mbrojtës”, ka deklaruar Puyol.
Guardiola pastaj i kishte kërkuar kapitenit që mos ta dëmtonte Messin gjatë stërvitjes pasi nuk kishte asnjë mundësi që ta ndalonte Messin.
“I provova të gjitha mundësitë por ai thjeshtë ishte i pandalshëm, Messi ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme”, u shpreh Puyol.
Ndryshe dyshja kanë qenë miq tejet të mirë sa ishte mbrojtësi pjesë e Barcelonës.
Puyol i ka dhënë fund karrierës së tij sportive në vitin 2014 me 392 ndeshje me të vetmen fanellë të Barcelonës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-SFrgLdHqfw