Telegrafi

Ajo luajti të dashurën e Ross Geller në “Friends” dhe pas kaq shumë vitesh vështirë se mund ta njihni

Aktorja britanike, Helen Baxendale, u bë e famshme me rolin e të fejuarës së Ross, Emily Waltham në filmin “Friends”, dhe së fundmi u fotografua në publik pas një kohe të gjatë.

Aktorja 52-vjeçare u pa në rrugët e Londrës vetëm një ditë pasi u publikua lajmi për vdekjen e Matthew Perry dhe shumë spekuluan se kjo ishte arsyeja e pamjes së saj të dëshpëruar.

Aktorja iu bashkua kastit të “Friends” në sezonin e katërt dhe u shfaq gjithsej në 14 episode.

Foto: Netflix

Skena në të cilën Ross shqipton emrin e Rachel Green në altar në vend të emrit të saj njëzet vjet më parë, i ka tërhequr shikuesit, siç bëri ehe vazhdimi i martesës së tyre jetëshkurtër dhe të palumtur.

Lexo po ashtu Yjet e "Friends" thyen heshtjen për vdekjen e Matthew Perryt, bëjnë një nderim emocional

Pas paraqitjes në këtë serial, ajo u tërhoq pothuajse tërësisht nga publiku.

Foto: Netflix

“Mendoj se e pashë se ku të çon e gjithë kjo në fund. Nuk e doja fare këtë. I pashë ata njerëz nga Friends dhe mendova se nuk e dua atë lloj jete për veten time”, tha ajo në një rast.

Që atëherë, është shfaqur në role të vogla në drama të ndryshme.

Foto: Netflix

Ajo luajti në serialin britanik “Cold Feet” për një kohë të gjatë dhe për herë të fundit u shfaq katër vjet më parë në dramën “Agatha and the Midnight Murders”.

Theksojmë se yjet e serialit “Friends” dërguan një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së aktorit Matthew Perry. /Telegrafi/

Foto: Backgrid