Aktorja britanike, Helen Baxendale, u bë e famshme me rolin e të fejuarës së Ross, Emily Waltham në filmin “Friends”, dhe së fundmi u fotografua në publik pas një kohe të gjatë.
Aktorja 52-vjeçare u pa në rrugët e Londrës vetëm një ditë pasi u publikua lajmi për vdekjen e Matthew Perry dhe shumë spekuluan se kjo ishte arsyeja e pamjes së saj të dëshpëruar.
Aktorja iu bashkua kastit të “Friends” në sezonin e katërt dhe u shfaq gjithsej në 14 episode.
Skena në të cilën Ross shqipton emrin e Rachel Green në altar në vend të emrit të saj njëzet vjet më parë, i ka tërhequr shikuesit, siç bëri ehe vazhdimi i martesës së tyre jetëshkurtër dhe të palumtur.
Pas paraqitjes në këtë serial, ajo u tërhoq pothuajse tërësisht nga publiku.
“Mendoj se e pashë se ku të çon e gjithë kjo në fund. Nuk e doja fare këtë. I pashë ata njerëz nga Friends dhe mendova se nuk e dua atë lloj jete për veten time”, tha ajo në një rast.
Që atëherë, është shfaqur në role të vogla në drama të ndryshme.
Ajo luajti në serialin britanik “Cold Feet” për një kohë të gjatë dhe për herë të fundit u shfaq katër vjet më parë në dramën “Agatha and the Midnight Murders”.
Theksojmë se yjet e serialit “Friends” dërguan një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së aktorit Matthew Perry. /Telegrafi/