Site icon Telegrafi

Ajo filloi ta godet me shportë në kokë, punonjësi i dyqanit në Londër për pak sa nuk e ngufati – pamjet nxitën protesta

Një shitës në një dyqan në Phekam të Londrës, Sohail Sindho i cili pas pamjeve dramatike të kamerave të sigurisë u shihet duke ngufatur një grua në dyqan hasi në kritika të ashpra të opinionit, pretendon se ka tentuar ta qetësojë gruan e assesi ta ngufat.

Sindho pretendon se rrahja në dyqan shpërtheu kur refuzoi që gruas t’ia kthejë paratë për disa produkte për flokë, ku më pas ndodhi përplasja verbale dhe më pas në fizike – duke tentuar t’i marrë nga vitrinat disa produkte dhe të largohet pa paguar, transmeton Telegrafi.

Policia e Londrës ka njoftuar se kjo grua është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik, por më vonë është liruar në procedurë të rregullt. Policia gjithashtu njoftoi se punonjësi i dyqanit nuk është arrestuar.

Një numër i vogël demonstruesish dje bllokuan rrugën në juglindje të Londrës, kurse aktivistët në luftën kundër racizmit protestuan kundër asaj që ata pretendojnë se është “shembull i dhunës së përditshme të meshkujve ndaj femrave”.

Videoja ishte shpërndarë në Instagram, ku shihet Sindho duke qëndruar prapa gruas, e një person që e filmonte bërtiste se do t’i telefonojë policisë.

Ajo më pas e godet burrin në kokë me një shportë plastike, ku ai reagon duke e kapur për fyti. Gruaja vazhdimisht kërkonte të telefonohet policia, por Sindho refuzonte ta lëshonte. /Telegrafi/

Exit mobile version