Ajo është numër një! Dua Lipa shkëlqeu në të bardha në ARIA Awards – mirëpritet ngrohtë nga fansat në Australi
Butrint Avdyli
Ajo është artistja fituese e dy çmimeve “Grammy”, e cila së fundmi bëri një paraqitje të mrekullueshme në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve në Australi, ARIA Awards.
Të mërkurën, Dua Lipa dukej vezulluese ndërsa arriti në Qendrën e Ngjarjeve “Star” për spektaklin e madhe, shkruan DailyMail.
24-vjeçarja shqiptaro-britanike kishte veshur një fustan të bardhë, që tregonte figurën e saj trupore, të zbukuruar me një tufë të bardhë me penda.
Krijuesja e hitit “One Kiss” mori një pamje edhe më tërheqëse me flokët e saj bionde dhe të zeza.
Makijazhi i saj i lehtë, me pak bojë në vetulla, buzëkuq dhe shkëlqim argjendi rreth syve të saj, bëri që artistja me prejardhje nga Kosova të merrte edhe më shumë vëmendjen e fansave në këtë mbrëmje të madhe.
Për aksesorë, Lipa kishte zgjedhur disa unaza, që përshtateshin bukur me dukjen e saj.
Për kontrastin e ngjyrave, këngëtarja shjqiptaro-angleze përfundoi pamjen e saj me një çorape palë këpucë të zeza të markës “Mary Jane”.
Ylli ndërkombëtar i popit kaloi momente duke takuar fansat dhe duke pozuar për ‘selfie’ me ta, në tapetin e kuq të ARIA Awards.
Dua më pas u ngjit në skenë, për të performuar një potpuri këngësh të saj, përfshirë hitin e saj më të fundit, “Don’t start now”.
Prezenca e saj atje, ka bërë që artistja shqiptare të përfundojë në fokusin e të gjitha mediave më të famshme në Australi. /Telegrafi/