Kim Kardashian sa vjen dhe bëhet më e çuditshme dhe së fundi ka pozuar për revistën Wonderland me disa veshje që nuk i nevojiten askujt – vetëm nëse bëhet fjalë për “Halloween”.
Për sa u përket këtyre veshjeve nuk kemi ndonjë koment, thjeshtë i vëzhgojmë dhe pyesim veten se çfarë po mendonte 35-vjeçarja ndërkohë që fotografohej me këto rroba shumëngjyrëshe, shkruan Top Channel.
Për të larguar pak vëmendjen nga seti, Kim ka folur për operacionet plastike duke mohuar se ka bërë ndërhyrje në hundë.
Ajo është shprehur se hundën e ka pak të kërrusur dhe e urrente këtë gjë, por me kalimin e kohës ajo vuri re se ky defekt i theksonte tiparet e tjera të fytyrës.