Telegrafi

Ajo është 90-vjeçe dhe konsiderohet si lojtarja më e vjetër e video-lojërave në botë

Një grua japoneze që ndërtoi një kult duke treguar aftësitë e saj për video-lojëra është njohur si lojtarja më e vjetër në botë në YouTube – në moshën 90 vjeç.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Hamako Mori, e njohur si “Gamer Grandma” thuhet se filloi të merrej me këtë “sport” 39 vjet më parë.

Kanali i saj në YouTube u lançua në vitin 2015 dhe ajo poston deri në katër video në muaj.

Në videot e saj, ajo thuhet se ajo bën gjithçka, deri tek transmetimi i aftësive të saj të lojërave.

“Pasi jetoj për kaq gjatë, ndihem më shumë se kurrë që të luash lojëra për kaq gjatë ishte zgjedhja e duhur. Unë me të vërtetë po shijoj jetën time”, tha Mori në një njoftim për media nga Guinness World Records. /Telegrafi/