Andrea Ivonne Monroy nga SHBA-ja, e kalon tërë ditën në ambiente të mbyllura, me dritare të errëta për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 28-vjeçarja vuan nga një sëmundje e rrallë e njohur si “Xeroderma Pigmentosum”.
Pavarësisht se ka bërë gjithçka që mundet për ta mbrojtur vetën, sëmundja tashmë e ka bërë atë të zhvillojë kancer të lëkurës rreth 28 herë, si dhe thotë se gjendja e ka çuar atë në menopauzë gjatë moshës 23-vjeçare.
“Më është dashur një kohë e gjatë, por e kam pranuar vetën për atë që jam”, thotë blogerja nga Kalifornia.
“Gjendja ime nënkupton se trupi im plaket më shpejt”, u shpreh ajo.
Monroy zakonisht del vetëm gjatë natës, por nganjëherë detyrohet të dalë jashtë për vizita mjekësore. /Telegrafi/