Site icon Telegrafi

Ajeti vendos të qëndroj në Torino

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, duket se ka vendosur të hedhë poshtë të gjitha mundësitë e ndryshimit të ekipit në këtë afat kalimtar dimërore dhe vazhdojë të qëndrojë te Torino.

Sipas Tuttosport, trajneri serb Sinisha Mihajloviç është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas largimit të Bovos drejt Pescaras.

Ky boshllëk në mbrojtje e ka bërë futbollistin shqiptar që të vendosë të sfidojë trajnerin e ekipit duke luftuar për një vend në formacionin titullar.

Mbetet për t’u parë se sa mund t’ia dalë Ajeti të bindë Mihajlovicin se nuk ka nevojë për përforcim tjetër në mbrojtje, por paraqitjet e vitit të kaluar me Frosinonen dhe sidomos ato në Kampionatin Evropian me Shqipërinë japin shpresë se mbrojtësi kuqezi mund ta kalojë këtë provë të vështirë.

Gjatë këtij sezoni Ajeti ka luajtur vetëm 120 në Kupën e Italisë në ndeshjen përballë Pizas, ku nuk pati shumë punë për të treguar vlerat.

Exit mobile version