Albian Ajeti ka vazhduar me gola në kampionatin zviceran.
Sulmuesi nga Kosova ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Baselin.
Baseli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim tek St Gallen 1-3.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 31-të, por sulmuesi nga Kosova barazoi rezultatin në 1-1 gjashtë minuta më vonë.
Albiani në këtë takim luajti për 73 minuta para se të zëvendësohej nga Oberlin.
Në anën tjetër Taulant Xhaka ishte në bankën rezervë dhe u inkuadrua në lojë shtatë minuta para fundit të ndeshjes.
Për Ajetin goli ndaj ish-skuadrës së tij St Gallen ishte i katërti në këtë kampionat derisa ka bërë edhe tre asistime. /Telegrafi/