Torino ka zhvilluar edhe sot një ndeshje miqësore, këtë herë ndaj Vareses që e kanë mundur me rezultatin e pastër 4 -0.
Këtë herë trajneri Sinisa Mihajlovic ka vendosur ta ndryshojë formacionin, ndërkohë që Arlind Ajeti e nisi ndeshjen nga minuta e parë e takimit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në të dytën, kur në fushë zbritën Iago Falque, Adem Ljajiç dhe Maxi Lopez, u shënuan edhe tre gola të tjerë për të vulosur fitoren.
Ajeti ka bërë paraqitje të mira deri më tani në ndeshjet miqësore të Torinos duke fituar simpatinë e trajnerit serb, Mihajlovic. /Telegrafi/