Telegrafi

Ajeti shënon golin e parë pas rikthimit te Baseli (Video)

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka gjetur golin me skuadrën zvicerane, Baselin.

Ajeti është kthyer së fundmi në ish-skuadrën e tij, gjigantin zviceran, Baselin, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i tij duke gjetur shpejt rrugën e rrjetës.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon me Baselin në ndeshje ndaj Luganos, ndërsa tri të tjera i ka shënuar me fanellën e St Gallenit.

Lexo po ashtu Ajeti shënon golin e tretë në Zvicër (Video)

Ajeti ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, gol ky i ardhur në minutën e 39-të të ndeshjes.

Në fund Baseli fitoi si mysafirë ndaj Luganos me rezultat të thellë 4-0./Telegrafi/