Telenovela Ajeti duket se nuk i është afruar ende serisë së fundit, e ndoshta edhe ca kohë do të flitet shumë për të ardhmen e futbollistit të kombëtares shqiptare. I kërkuar me ngul nga shumë ekipe në Serinë A, por jo vetëm, 22-vjecari ende nuk ka vendosur se ku do ta vijojë karrierën.
Sipas mediave italiane, Pescara i kishte bërë një ofertë konkrete dhe pristë një përgjigjje të mbrojtësit, nga i cili nuk ka ardhur asnjë sinjal. Presidenti i “delfinëve” Daniele Sebastiani, të premten e kaluar i ka ofruar 350 mijë euro neto në sezon futbollistit kuqezi për katër vitet e ardhshme dhe priste një përgjigje brenda të dielës, por në telefonin e tij nuk ka mbërritur asnjë thirrje nga Ajeti, percjell Supersport.
Për momentin, Pescara e konsideron të mbyllur rrugën që e conte te qendërmbrojtësi, por nuk përjashtohet mundësia që bisedimet të rinisin ditët e ardhshme.
Ndërkohë përfaqësuesit e Torinos vazhdojnë konktaketet me ish-futbollistin e Frosinones, por nuk jepen detaje nëse palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje. Për Ajetin mësohet se më Serinë A ka patur interes edhe nga Bolonja, Lazio dhe Atalanta, por mbrojtësi ka kërkuar më shumë kohë për të marrë vendimin e duhur për karrierën e tij.
Dëshira e Ajetit është të qëndrojë në elitën e futbollit italian, aty ku spikati që nga muaji nëntor në radhët e Frossinones.