Telegrafi

Ajeti i pandalshëm, tjetër gol të bukur në fitoren e Baselit (Video)

Super sulmuesi i talentuar shqiptar, Albian Ajeti nuk po ndalet duke shënuar gola.

Pasi kompletoi javë më parë transferimin te Baseli, Ajeti ka arritur të shënoj edhe golin e dytë me fanellën e kampionit zviceran në po aq ndeshje.

Kampioni në fuqi i Zvicrës, ishte nikoqir i skuadrës Thun që e mposhti me rezultat të ngushtë 2-1.

Pasi kishin kaluar një orë lojë, Ajeti pranoi një top të bukur nga kapiteni Suchy dhe lehtësisht mposhti portierin mysafir për 2-1.

Albian Ajeti duke festuar golin e fitores së bashku me Taulant Xhakën

Ky ishte goli i dytë i Ajetit me fanellën e Baselit, ndërsa ai kishte shënuar edhe tre gola të tjerë në fanellën e St Gallenit duke dhuruar edhe një asistim.

Pas kësaj fitore, Baseli është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara dy më pak se Young Boys Bern që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në këtë sfidë për kampionin aktual të Zvicrës për gjatë 90 minutave u paraqit edhe reprezentuesi shqiptar Taulant Xhaka. /Telegrafi/