Site icon Telegrafi

Ajeti: Nuk ka miq në ndeshjen ndaj Zvicrës

Arlind Ajeti në një konferencë për media ka treguar se cilin e ka mikun më të mirë te kombëtarja e Zvicrës, por ka theksuar se në atë ndeshje nuk ka miq.

Shqipëria ndeshjen hapëse në Evropian do ta ketë pikërisht ndaj Zvicrës, në të cilën janë ftuar gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare.

“Kontaktin më të mirë e kam me Xherdan Shaqirin pasi kemi luajtur një kohë të gjatë së bashkur me të dhe Granitin. Por, në këtë ndeshje nuk ka miq, dhe besoj se jemi të përgatitur për këtë përballje”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

Ajeti pyetet edhe për të ardhmen e vëllait të tij, Albianit, i cili ende nuk ka zgjedhur se me cilën kombëtare do të luajë. Arlindi ka thënë se Albiani ka marr vendim, por që ende nuk ka ardhur momenti për ta bërë zyrtare vendimin e tij.

“Në bisedat që kam pasur me të, ai më ka treguar se ka marr vendimin se për kë do të luajë, por që ende s’ka ardhur koha për ta konfirmuar atë publikisht”, është shprehur Ajeti.

Arlindi më tutje ka folur edhe për kundërshtarët e Shqipërisë në Evropian.

“Rumania ka një mbrojtje shumë të fort, por në sulm është më e dobët se Zvicra e Franca, që kanë sulmues të nivelit të lartë”, ka thënë ai.

Ajeti ka folur edhe për ndeshjen kundër Katarit, në të cilën ka shënuar edhe golin e parë në fanellën Kuqezi.

“Është një moment shumë emocional goli kundër Katarit, por kjo nuk ndodh çdo ditë për një mbrojtës, ishte emocionuese pasi ishte goli im i parë me kombëtaren. Duhet të jemi më të përqendruar nga minuta e parë, që të mos lejojmë pranimin e golit aq herët, besoj se në Euro nuk do të ndodhë. Nëse ka lojtarë që nuk dëshiron të luajë titullar është një gjë e gabuar. Shpresoj që të luaj titullar, ne kemi aftësi të mira dhe mund të luajmë secili titullar, por është trajneri ai që vendos. Nuk e kam të sigurt vendin nga fillimi por shpresoj që të luaj”, ka thënë Ajeti.

Ajeti ka treguar se asnjëherë nuk e kishte humbur besimin se do të ftohet nga De Biassi në Evropian përkundër problemeve që kishte.

Ai ka vlerësuar lartë përvojën që ka marr te skuadra italiane, Frosinone, sidomos në aspektin defansiv. Arlindi ka bërë të ditur gjithashtu se së shpejti do të konfirmohet e ardhmja e tij, ndërsa ka bërë të ditur se preferon qëndrimin në Itali, pasi ka disa skuadra që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Exit mobile version