Site icon Telegrafi

Ajeti nesër prezantohet te Crotone

Arlind Ajeti po numëron orët si futbollist i skuadrës italiane Torino.

Mbrojtësi shqiptar ka vendosur të largohet nga ‘Demat’, dhe tani ka zgjedhur skuadrën e tij të re.

Dita e hënë do të jetë vendimtare për llapjanin, pasi do të prezantohet tek skuadra e re.

Sipas ‘Gianluca Di Marzios’, shqiptari do të prezantohet tek Crotone.

Aktualisht nuk dihet shuma e këtij transferimi, pasi Ajeti mund të përfshihet në një marrëveshje me mbrojtësin e Crotones, Capone i cili po kërkohet nga Torino.

Crotone pritet të jetë skuadra e tretë e Ajetit në Itali, pas Frosinones dhe Torinos. /Telegrafi/

Exit mobile version