Arlind Ajeti do të jetë pjesë e Torinos për tri vitet e ardhshme.
Arlind Ajeti ka firmosur për Torinon dhe tashmë është zyrtarizuar gjithçka, me mbrojtësin e kombëtares sonë që ka firmosur për tre vjet, si dhe me opsionin për rinovim edhe dy vite.
Është mësuar edhe shifra e saktë e kontratës: Ajeti do të përfitojë 500.000 euro në sezon, duke u bërë një ndër lojtarët më të paguar të kombëtares shqiptare.
Ajeti kishte oferta edhe nga Atalanta e Pescara, por zgjodhi skuadrën torineze.
Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e Frosinones në vitin e fundit ku tregoi formë të mirë.
Menaxher i tij është vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdini. /Telegrafi/