Site icon Telegrafi

Ajeti mund të mbetet përsëri në Itali, e do skuadra nga Serie A

E ardhmja e Arlind Ajetit me shumë mundësi do të jetë sërish Seria A, edhe pse jo si pjesë e Torinos.

Ai është një nga futbollistët e sigurt që do të largohen nga “demat” dhe skuadra e sapo ngjitur në Serinë A, SPAL-i, ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Sipas raportimit të mediave italiane, SPAL-i është duke menduar që ta blejë kartonin e Ajetit dhe jo të tentojë një transferim në formë huazimi.

Blerja e kartonit tregon se drejtuesit e kësaj skuadre kanë besim tek aftësitë e mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe nëse transferimi kryhet me sukses, Ajeti pritet të ketë mundësinë e zhvillimit të një sezoni si titullar në Serinë A.

Gjithsesi për Ajetin një mundësi e mirë mbetet edhe Bundesliga në Gjermani, ku po ndiqet nga Freiburgu. /Telegrafi/

Exit mobile version