Telegrafi

Ajeti mund të largohet menjëherë nga Torino

Nga Italia vjen një lajm shumë i bujshëm,dhe tashmë po konfirmohet nga disa burime, ku Arlind Ajeti mund të ndryshojë klub sonte

Toro.it shkruan se mbrojtësi i kombëtares shqiptare kërkohet me ngulm nga Pescara, që dëshiron të përforcohet urgjentisht me një qendërmbrojtës.

Tani pritet vendimi i Torinos, që këtë verë ka ndryshuar totalisht repartin e mbrojtjes dhe duket se nuk e konsideron më titullar Arlind Ajetin, ndoshta për shkak të problemeve fizike të këtij të fundit.

Ajeti u ble për të zëvendësuar polakun Kamil Glik, ndërkohë që tani Torino po shet edhe serbin Nikola Masksimovic te Napoli, por duket se edhe Ajeti mund të largohet, vetëm dy muaj pasi ka nënshkruar kontratë. /Telegrafi/