Arlind Ajeti është rikthyer më në fund në fushë ku ka debutuar me fanellën e Torinos.
Mbrojtësi shqiptar ka qenë titullar mbrëmjen e sotme në kualifikimin që Torino arriti ndaj Pisas ku luajnë edhe dy shqiptarët, Samir Ujkani e Edgar Çani.
Të tre këta lojtarë ishin në fushë në ndeshjen që përfundoi me shifrat 4-0 vetëm pas kohës shtesë.
Të tre shqiptarët luajtën për 120 minuta, ndërkohë që mbrojtësi i Torinos u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 60.
Ajeti zhvilloi në përgjithësi një ndeshje të mirë në takimin që u vendos nga golat e Ljajiç, Maxi Lopez, Boye dhe Belottit.
Çani dhe Ujkani duhet të kënaqen me paraqitjen e mirë që kishin.
https://www.youtube.com/watch?v=K1L6ISsLSgs