Albian Ajeti ditë më parë kompletoi transferimin e tij te Baseli.
Në fakt ky ishte një rikthim tek Baseli pasi edhe më parë sulmuesi i talentuar kosovar ka qenë pjesë e gjigantit zviceran.
Debutimi i tij me fanellën e Baselit erdhi në ndeshjen ndaj Luganos ku kampioni në fuqi shënoi fitore të thellë 0-4.
Ajeti e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe për këtë është shumë i lumtur ku arriti të shënojë edhe gol në minutën e 39-të.
Pas ndeshjes sulmuesi prishtinas është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e bërë në këtë takim.
“I lumtur me golin e shënuar dhe fitoren e arritur në udhëtim”, ka shkruar Ajeti në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Albian Ajeti iu bashkua Baselit nga skuadra tjetër zvicerane St Gallen ku pati paraqitje fantastike. /Telegrafi/