Arlind Ajeti po kalon ditët e tij të fundit tek skuadra italiane Torino.
Torino i ka bërë të qartë lojtarit se nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.
Për Ajetin interesim kishte shprehur skuadra e njohur gjermane Freiburg, por edhe Palermo në Serie B.
Por duket se Ajeti do të rikthehet tek ish-skuadra e tij Crotone.
Mbrojtësi shqiptar ishte i huazuar vitin e kaluar tek Crotone që ra në Serie B.
Por klubi italian po kërkon rikthimin në Serie A nëpërmjet tavolinës.
Pas një problemi të Chievos me disa dokumente, klubi veronez mund të dënohet dhe të bie një kategori më poshtë.
Kësisoj Crotone ka bërë tanimë ankesë zyrtare për ta zënë vendin e Chievos në Serie A.
Ajeti pritet t’i kushtojë Crotones rreth një milionë euro. /Telegrafi/