Telegrafi

Ajeti dëshiron largimin nga West Hami, por nuk mund t’i bashkohet asnjë skuadre evropiane

Albian Ajeti pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale West Ham United.

Sulmuesi nga Kosova iu bashkua skuadrës angleze gjatë afatit kalimtar veror për 8,7 milionë euro nga Baseli.

Por aventura e Ajetit te West Hami nuk ka shkuar siç është më së miri, pasi lojtari ka hasur në vështirësi të përshtatet me futbollin anglez.

22-vjeçari është paraqitur në vetëm shtatë ndeshje këtë edicion, pesë në Ligën Premier dhe dy në Kupë.

Ajeti ka shprehur dëshirën për tu larguar si huazim gjashtë mujor ku do të mund të luante dhe kjo dëshirë i është plotësuar nga West Ham.

Albian Ajeti . (Photo by Arfa Griffiths/West Ham United FC via Getty Images)

Po problemi qëndron se Ajeti nuk mund të huazohet në asnjë skuadër evropiane.

Arsyeja është se shqiptari e kishte nisur edicionin me Baselin para se të transferohej në West Ham.

Rregulloret e UEFA-s nuk lejojnë një lojtar që të luaj më shumë se për dy skuadra evropiane brenda një sezoni.

Kësisoj Ajetit i mbetet të gjejë ndonjë skuadër jashtë kontinentit evropian për tu huazuar.

E ardhmja e sulmuesit prishtinas pritet të jetë në Amerikë, Kinë ose Japoni. /Telegrafi/