Ajri në Shkup këtë mëngjes është i ndotur. Koncetrimi i grimcave PM10 të matura në stacionet e matjes të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor lëvizin nga 129 në Gazi Babë, 142 në Qendër, 167 në Karposh, 172 te Rektorati dhe 230 në Lisiçe.
Sipas matjeve në Shkup ajri qëndron i ndotur nga data 6 dhjetor në orët e pasditës. Nga ajo datë koncentrimi i grimcave PM10 janë mbi nivelin e lejuar nga 50 mikrogramë në metër kub dhe arrijnë vlera prej 200 mikrogramë deri mbi 600 mikrogramë në metër kub. Ajri më i ndotur gjatë kësaj periudhe ka qenë në Lisiçe ku mbrëmë në ora 22 janë matur 642 mikrogramë në metër kub.
Sipas meteorologëve këtë pasdite është paralajmëruar shi i fuqishëm me drejtim jugor që pritet të sjellë shpërndarje të grimcave dhe pastrim të ajrit./Telegrafi/