Site icon Telegrafi

Ajdari-Rafiz Alitit: Shkoni tek shpija e mos i merrni në qafë njerzit

Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve të rastit “Monstra” në një prononcim për INA ka replikuar deklaratën e deputetit Rafis Aliti në Click Plus se re proceset e montuara janë fenomene, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse i leni të gjitha rastet e montume si fenomen, atëherë shkoni nëpër shpijat tuaja dhe mos e merrni popullin në qafë, se nuk kemi nevojë për pendrekët, për fishekët dhe shok bombat që përdoren vetëm në protestat shqiptare. Ju dhe kolegët tuaj votuat kundër popullit shqiptar. Nëse thirreni në ligj, nëse thirreni në fenomene dhe të papërgjegjshëm, bëni ç’ka të doni se edhe në të ardhmen do ketë fenomene, po nuk do të dihet se kush do të jetë përfuni!”, ka theksuar Ajdari./Telegrafi/

Lexo gjithçka që u tha në emisionin Click Plus

Exit mobile version