Telegrafi

Ajdarevic do të rikthehet në kampionatin suedez, dy skuadra e duan mesfushorin e Kombëtares

150921 …rebros Astrit Ajdarevic och PŠr Eriksson jublar efter 1-0 av Martin Broberg under fotbollsmatchen i Allsvenskan mellan …rebro SK och Elfsborg den 21 september 2015 i …rebro. Foto: Johan Bernstršm / BILDBYRN / COP 119

Astrit Ajdarevic do të rikthehet të luaj në kampionatin suedez.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë javë më parë ka shkëputur kontratën me klubin grek AEK.

E ardhmja e tij do të jetë përsëri në kampionatin suedez ku ka luajtur për shumë skuadra më parë.

Skuadra e Djurgarden dhe ajo e Goteborg kanë shprehur interesim për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar.

“Jam takuar me Astritin. Të gjithë e dimë se çfarë lojtari është. Jemi takuar pasi është në Suedi dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat”, tha drejtori i klubit suedez Djurgarden.

28-vjeçari ka një karrierë të pasur ndërkombëtare duke luajtur në kampionate shumë të rëndësishme.

Karriera e tij u fillua në klubin suedez Falkenbergs, para se të luante me Liverpoolin, Leicesterin, Herefordin e Charltonin në Angli.

Orebro, Norrkoping e Helsingborg kanë qenë skuadrat tjera të Ajdarevic në Suedi, ndërsa ka luajtur edhe për Standardin në Belgjikë dhe së fundmi AEK-un në Greqi. /Telegrafi/