Mesfushori shqiptar Astrit Ajdareviç, aktualisht është pa klub, pasi që ka shkëputur marrëveshjen me AEK-un e Athinës.
Atij i kanë ardhur disa oferta nga Suedia, ku më së afërmi është ajo e Djurgarden në Suedi.
Mesfushori 28-vjeçar pritet të t’i mbyll edhe disa detaje me klubin dhe të nënshkruajë kontratë.
Ajdarevic ka qenë kapiteni i ekipit U-21 të Suedisë në lojërat Olimpike të Rio 2016, por pastaj vendosi që t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares shqiptare ku u paraqit në një ndeshje.
Ai pritet që të prezantohet te Djurgarden brenda kësaj jave.
Sipas televizionit suedez “SVT”, klubi do ta shes Kerim Mrabti te Birminghami dhe shqiptari do të jetë zëvendësim i tij.
Ajdarevic ka luajtur më parë për klube si Norrkoping, Helsingborg dhe Orebro në Suedi.
Ajdarevic u bë i njohur kur si i ri nënshkroi me Liverpoolin dhe pastaj luajti edhe te Leicester dhe Charlton. /Telegrafi/