Ylli i Bayern Munichut me prejardhje shqiptare, Meritan Shabani ka përfunduar në radarin e klubit të madh holandez, Ajax.
Skuadra holandez ka rënë dakord të shesë Frenkie De Jong në Barcelonë në fund të sezonit për një shifër të raportuar prej 75 milionë euro.
Kështu, Ajaxi është në kërkim të një ylli të ri për të vendosur në mesfushën e ekipit të tyre.
Sipas mediumit Kicker, Ajaxi po synon mesfushorin e Bayern Munichut, shqiptarin Meritan Shabani.
Shabani shihet si ideali për të zëvendësuar Frenkie de Jong në mesfushën e Ajaxit.
Holandezët janë vendosur në 19-vjeçarin Shabani, i cili prej kohësh ka qenë në listën e objektivave dhe shpresojnë për të përfunduar një marrëveshje shpejt.
Djaloshi nga Kosova synohet për tu transferuar gjatë afatit kalimtar, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.
Bayerni mund të heq dorë nga Shabani vetëm në rast huazimi pasi thuhet se drejtuesit e klubit kanë shumë besim në të, teksa edhe këtë sezon ka bërë disa paraqitje. /Telegrafi/