Ajaxi ka arritur të shënojë dy herë në pjesën e parë, për ta përmbysur epërsinë nga ndeshja e parë ndaj Real Madridit.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-1 në të mirë të Real Madridit dhe rezultati aktual i dërgon tutje holandezët.
Golin e parë e shënoi Hakim Ziyech që në minutën e 7-të, pas një aksioni të bukur në kundërsulm.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.
Goli i dytë ishte spektakolar, pasi Dusan Tadic kaloi disa lojtarë dhe pasoi te Neves i cili e kaloi portierin dhe shënoi për 2-0.
Santiago Solari reagoi në minutën e 35 –të duke bërë dy ndërrime, pasi i largoi nga loja Vinicius Jr dhe Lucas Vazquez për Gareth Bale dhe Marcos Asension.
Pjesa e dytë pritet të jetë e zjarrtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ez0_K8pYZ6s
https://www.youtube.com/watch?v=XKIsjdKqGPc