Telegrafi

Ajaxi pas një sezoni të dobët duket se ka gjetur trajnerin që do t’i rikthejë në krye, – ish-trajneri i Chelseat në krye të listës

Ajaxi po kalon një sezon nën të gjitha pritjet, pasi klubi që është mësuar të fitojë vazhdimisht ose të paktën të luftojë për titullin e kampionit holandez, aktualisht ndodhet në vendin e pestë të tabelës, me 35 pikë prapa liderit PSV.

John van ‘t Schip është aktualisht në stol, por ai është vetëm një zgjidhje e përkohshme te Ajax.

Sipas The Guardian,  Graham Potter, ish-trajneri i Chelseat pritet të marr drejtimin e Ajaxit.

Marrëveshja e tij me Ajax thuhet se po afrohet, por ai ende duhet të bie dakord për një pagë me holandezët.

Graham Potter është 47 vjeç. Si lojtar, ai ishte mbrojtës i majtë dhe luajti në Ligën Premier për Southampton.

Në moshën 35-vjeçare, ai mori përsipër skuadrën suedeze të kategorisë së katërt Ostersund. Brenda pesë viteve ai i çoi ata në nivelin më të lartë dhe në vitin 2017 fitoi Kupën e Suedisë.

Kjo i siguroi atij një vend në raundet paraprake të Ligës së Evropës, ku eliminoi në mënyrë sensacionale Galatasarayn, Fola Esch dhe PAOK-un. Më pas përfundoi e dyta në grup me të njëjtin numër pikësh si Athletic Bilbao, dhe në fazën e eliminimit fitoi kundër Arsenalit dhe më pas u eliminua në ndeshjen e kthimit.

Lexo po ashtu Ten Hag e ka të pasigurt vendin, Jim Ratcliffe ka tre emra në listë për postin e trajnerit te Man Utd

Suksesi i bujshëm i siguroi rikthimin në Angli, ku u punësua nga Sëansea dhe pas vetëm një sezoni ai kaloi te Brighton. /Telegrafi/