Drejtori gjeneral i Ajaxit, Edwin van der Sar, ka thënë se është e paevitueshme që klubit holandez do t’i largohen disa yje gjatë verës, mirëpo ai beson se eksodi nuk do të jetë aq i madh sa thuhet.
Klubi holandez po kalon një sezon fantastik në Ligën e Kampionëve, ku ka arritur t’i eliminojë gjigantët si Real Madrid e Juventus dhe ka gjasa reale për të shkuar deri në finale.
Edwin van der Sar has helped nurture this amazing Ajax side 👏
He spoke to @DesKellyBTS about getting the most out of the fabled academy and working with a smaller budget… pic.twitter.com/19fOKsghXw
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 30, 2019
Në ndërkohë, mesfushori Frenkie de Jong veçmë do t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës, ndërsa Matthijs de Ligt mund t’i bashkëngjitet atij, apo mund të kalojë te klube si Juve dhe Bayern Munich.
David Neres, Donny van de Beek, Hakim Ziyech e Andre Onana janë futbollistët tjerë që po kërkohen nga klubet e mëdha, mirëpo Van der Saar thotë se klubi nuk do t’i largojë të gjithë talentët.
“E dimë se ky është fakt. Është historia e Ajaxit. Ka ndodhur në vitet e shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, prandaj e dimë këtë. Kjo, në të njëjtën kohë, u jep hapësirë lojtarëve të rinj, atyre që janë 19 apo 20 vjeç. Brenda dy vitesh, ata do të luajnë në këtë nivel”.
“Nuk do t’i shesim shtatë lojtarë. Duhet të mbesim konkurrues. Na pëlqen kjo fazë e garës dhe na pëlqejnë komplimentet, prandaj nuk do ta shpërbëjmë gjithë ekipin”, ka deklaruar ish-portieri i Manchester Unitedit për BT Sport. /Telegrafi/