Klubi i madh holandez ka njoftuar skuadrat e interesuara se cmimi i mbrojtësit të tyre, Matthijs De Ligt ështe 60 milionë euro.
18-vjeçari De Ligt ka befasuar me nivelin e lartë të treguar me paraqitjet e tij te Ajaxi.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që mbrojtësi holandez të bëhet një objektiv i madh i ekipeve elitare evropiane.
Barcelona, Manchester City dhe Juventusi të gjitha kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit holandez.
Edhe Bayern Munichu e ka monitoruar progresin e holandezit pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarez.
Ajaxi fillimisht ishte kundër një shitje të De Ligt, por tani mendohet se janë të hapur për shitjen e tij.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Ajaxi i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh xhevahirit të tyre. /Telegrafi/